Nga kampion bote, në kinema; Jeta e Toni Kros do të bëhet film

Nga kampion bote, në yll kinemaje. Toni Kros do të jetë protagonisti i një filmi dokumentar që do të xhirohet duke u bazuar te jeta e tij dhe që do të shfaqet në ekranet e kinemasë në vitin 2019. Ai që ka marrë përsipër realizimin e këtij dokumentari ishte producenti gjerman Leopold Holsh, fitues i një Çmimi Emmy si dhe autor i dokumentarëve të tjetre mes të cilëve edhe ai për jetën e basketbollistit Dirk Novitski ‘The perfect Shot’, apo ajo për titullin e parë Botëror të përfaqësueses gjermane në 1954, ‘Mrekullia e Bernës’.

‘Leopold hyri në kontakt me mua. Disa prej skenave janë xhiruar tashmë në formën e testeve-tregon mesfushori gjerman i Realit të Madridit për të përditshmen ‘Bild’-jam krenar që jam mes të paktëve sportistë, jeta e të cilëve ekranizohet’. Xhirimi i këtij dokumentari për jetën e Toni Kros do të nisë në muajin dhjetor.

sfidanti.al