Lion, Fekir imiton Mesin; ishte apo jo provokim?

E kujtoni mënyrën e të festuarit të Lionel Messit në Santiago Bernabeu pas fitores 3-2 të Barcelonës në El Clasico kur u tregoi fanelën e tij tifozëve? Duket se është kthyer në një modë, pasi kjo mënyrë të festuari është imituar edhe nga lojtarë të tjerë duke nisur me Kristiano Ronaldon, për të vijuar me Ikardin dhe tani këtë e bëri edhe futbollisti i Lion, Fekir në ndeshjen me Sënt Etien e fituar me rezultatin 5-0. Madje menjëherë pas këtij momenti tifozët hynë në fushën e lojës për të shkaktuar një kaos të madh duke bërë që ndeshja të ndërpritej. Nuk ishin të paktë ata që e konsideruan si një provokim nga ana e Fekir këtë mënyrë festimi, por jo të gjithë kanë rënë dakord me këtë përcaktim. Portieri i Lionit, Antoni Lopes kur u pyet për një gjest të tillë dha një përgjigjje vërtet interesante. ‘Pyesni Messin më mirë që bëri të njëjtin veprim-ishte përgjigjja e Lopes-ai festoi golin e shënuar sic dëshironte s’është e nevojshme të flitet vazhdimisht për të. Tifozët ishin të nxehur për humbjen 0-5 dhe derbi i tensionuar përpara se të fillonte’.

Ai që e konsideroi provokim këtë gjest të Fekir ishte vetë trajneri i Lionit, Bruno Zhenesio. ‘Nuk më pëlqen kur një futbollist i imi bën një gjest të tillë-tha ai-një provokim i tillë nuk ndihmon për asgjë, duhet të dimë të ruajmë përulësinë’

sfidanti.al