Kush e ka fajin, pulat që kakarisin në kotec apo goja “çorape” e Sinan Idrizit, e cila kur hapet shumë, veshët janë pak, por në FSHF mbyllin edhe dyert e dritaret. Njëra apo tjetra, apo të dyja bashkë, Flamurtari është bërë gjahu i preferuar i arbitrave që duket sikur kanë nisur tenderin e gafave më spektakolare në kurriz të tij. Ishte apo nuk ishte gol? E preku apo nuk e preku? Ndikoi apo nuk ndikoi tek portjeri ? Kur flitet për futbollistët vlonjatë, “pulat me të zeza” dalin jashtë kotecit dhe trukohen si gjela duke shpresuar se goja “çorape” mund të mbyllet me bilbilin e tyre. Ajo që ndodhi me Kukësin në ndeshjen e fundit ,s’kishte të paguar , kur shikoje ushtarët e maviolave duke thurrur rregollore, duke arnuar interpretime vetëm e vetëm për të “vrarë” një gol që [do ekip tjetër do ta kishte gëzuar nëse nuk do të quhej Flamurtar..
Vite më parë, në kohën e Gjikës, kur Flamurtari u bë gati të shijonte titullin e kampionit, të gjitha shtrigat e mundshme të lojës djallezore dolën në fushë për ta frenuar ekipin e tyre. Tani, disa vite më pas, kur Flamurtari më së fundi ka një ekip me të cilin mund të kërcënojë edhe titullin, pësëritet skenari , por me shumë ndryshim. Këtë herë mëkatet janë tejet flagrante, aq sa thuhet se arbitrat dalin vullnetarë për të shkuar në “luftën kundër Vlorës”..
Sfidanti.al