Meksikë, pezullohen rënia dhe ngjitja në kategori në futboll për 6 sezonet e ardhshme

Federata Meksikane e Futbollit bën të ditur se do të pezullojë rënien dhe ngjitjen në kategoritë e futbollit  të vendit për të penguar ‘zhdukjen’ e disa klubeve, ndërkohë që konfirmoi të mbyllur sezonin për Ascenso MX

Vendimi u mor pas një mbledhjeje të Komitetit Ekzekutiv dhe Asamblesë së Jashtëzakonshme të Federatës Meksikane të Futbollit. ‘Pasi analizuam situatën me të cilën po përballet Ascenso MX dhe me synim garantimin e moszhdukjes së klubeve në kërë divizion, në mënyrë unanime u vendos në favor të shpëtimit të klubeve të Ascenso MX’.

Po kështu u akordua edhe për mbylljen përfundimisht para kohe të sezonit 2019/20 ndërkohë që u pezullua për 6 sezonet e ardhshme rënia dhe ngjitja në kategori

Ndërkaq, do të shpërndahen në mënyrë të barabartë 60 milionë Pesos  për 12 klubet që janë në Ascenso MX në mënyrë që ata të mund të shlyejnë detyrimet aktuale. Po kështu do të shpërndahen 240 milionë Pesos në vit për 6 sezone për të mbështetur përforcimin e klubeve që janë pjesë e Ascenso MX

Sfidanti.al