Chelsea blindon Giroud, rinovim me francezin deri në 2021

Chelsea nuk heq dorë nga Olivier Giroud, të paktën nuk ka ndërmend të privohet prej tij pa përfituar asgjë financiarisht. Në fakt klubi londinez ka aktivizuar opsionin e rinovimit të kontratës së sulmuesit francez deri në verën e vitit 2021, një lëvizje kjo që rezulton një ‘dush I ftohtë’ për Interin që po I gëzohej mundësisë për të nënshkruar me Giroud me parametra zero.

Megjithatë zikaltrit, pavarësisht kësaj do të vazhdojnë të studiojë situaten e Giroud te Chelsea, por duket qartë se ky operacion është komplikuar sepse Blutë kërkojnë të përfitojnë sadopak nga shitja e qendërsulmuesit pas rinovimit të kontratës me të.

Në këtë mënyrë, për Interin tani objektivi kryesor  për ta marrë me parametra zero është Dries Mertens, kontrata e të cilit me Napolin është drejt skadencës, pavarësisht përpjekjeve mes futbollistit dhe De Laurentiis për rinovimin e saj. Interi shpreson që të mos e humbasë as këtë opsion duke qenë se një muaj më parë klubi italian u ‘injorua’ edhe nga Chong që rinovoi në mënyrë surprizë me Manchester United.

Sfidanti.al