‘Milik, po nuk rinovoi do të dalë në merkaton e transferimeve-tha përpara disa ditësh Drejtori Sportiv i Napolit, Cristianio Giuntoli duke bërë të ditur pozicionin e klubit italian në lidhje me sulmuesin polak, kontrata e të cilit skadon në 30 qershor të vitit 2021. Sigurisht nuk mungojnë klubet që pretendojnë shërbimin e Milit; Juventus prej kohësh është vënë në ndjekje të tij, por polaku ka tërthequr vëmendjen edhe të klubeve jashtë italisë.
Sipas të përditshmes spanjolle AS, ditën e premte Milik është kontaktuar nga përfaqësuesit e Atletico Madrid dhe kanë komunikuar me anë të një ëeb-konference
Sipas AS, Drejtori Sportiv i Los Colchoneros, Andrea Berta e pyeti nëse është i disponueshëm për t’u transferuar në kryeqytetin spanjoll. Mësohet se për sulmuesin spanjoll është bërë gati një kontratë me pagë prej 5 milionë Eurosh në sezon, ndërkohë që Napoli e vlerëson kartonin e futbollistit 40-50 milionë Euro. ndërsa trajneri Gattuso nga ana e tij shpreson që Milik të gjejë një akord me drejtuesit e Napolit për rinovimin e kontratës
sfidanti.al