Mbape “vjedh” zakonin e Mesit: Golat dhe rekordet më motivojmë

Kilian Mbape, që luan me PSZH-në, konsiderohet aktualisht si futbollisti i ri më i mirë i botës, pasi, midis të tjerave, ai ka arritur që, në moshën 20 vjeç e tre muaj, të shënojë 50 gola në Ligën e 1-rë franceze!
Askush tjetër nuk ka arritur të bëjë diçka të tillë në 50 vitet e fundit, kështu që Mbape me 50 golat e tij paralajmëron se në një të ardhme të afërt ai mund të bëhet futbollisti më i mirë i botës, duke trashëguar denjësisht Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon.
“Unë çdo ditë punoj me ngulm që ta ndihmoj ekipin tim. Dua që të ndjej kënaqësi, duke luajtur futboll. Shënimi i golave dhe thyerja e rekordeve më motivojnë mua në mënyrë të veçantë”, deklaroi ky futbollist i ri francez që deri tani ka fituar dy tituj kampioni të Francës dhe një kurrorë botërore me “trengjyrëshat”, ndërkohë që në kampionatin botëror të Rusisë ai arriti Pelen legjendar si futbollisti më i ri mbas legjendës braziliane që shënon dy gola në një ndeshje të Mundialit dhe si futbollisti më i ri që arrin të shënoi në finale të Botërorit.
Sfidanti.al