Reali i Madridit mezi arriti deri te fitorja 2-1 në ndeshjen e fundit kundër Levantes, duke qenë se luajti keq, por, sidoqoftë, “mbretërorët” me ndihmën e dy penalltive të diskutueshme i fituan tri pikët. E diskutueshme ishte sidomos penalltia e dytë që në fund i solli fitoren Realit.
Në qendër të vëmendjes u ndodh Kasemiro me atë aktrim maestral të një goditjeje të pësuar që, në fakt, nuk ishte reale, por gjyqtari i ndeshjes e “hëngri” dhe dha dënimin më të rëndë – penalltinë.
Fotoreportërët e vunë Kasemiron në fokus të fotove të tyre, duke qëndruar shtrirë dhe duke pritur penalltinë e gjyqtarit, pasi kishte aktruar një rënie spektakulare, sikur ta kishin goditur me të vërtetë. Një aktrim dinjitoz i Kasemiros për një nga çmimet Oskar që u ndanë dje në Los Anxhelos, më saktë për aktorin më të mirë, të cilin e fitoi Rami Malek për rolin e këngëtarit të famshëm, Fredi Merkuri, të interpretuar në filmin “Rapsodia bohemiane”.
Sfidanti.al