Mateuz: “Juventusi i sivjetëm nuk është si ai i vjetmi”

Ish-futbollisti i Interit dhe ish-kapiteni i përfaqësueses gjermane Lotar Mateuz konsideron se Juventusi i tanishëm nuk është më ai ekip që dominoi, sezonin e kaluar, në Serinë A.

“Juventusi nuk është më ai ekip që kontrollonte vitet e kaluar Serinë A. Ndoshta, janë forcuar ekipet e tjerë, por kam mendimin se Juvja ka humbur disa lojtarë të rëndësishëm në mbrojtje. Nga ekipi janë larguar Dani Alvesh dhe Leonardo Bonuçi që ende nuk janë zëvendësuar. Bonuçi ka qenë në këtë ekip një lider i vërtetë dhe i përmblidhte të gjithë lojtarët rreth tij. Pa të, forca reale e Juventusit ka ikur, kurse Bufoni nuk është më i ri dhe i lëvizshëm si më parë. Juvja nuk është më e fortë, sikurse ka qenë sezonin e kaluar”, vuri në dukje Mateuzi.

Sfidanti.al