Manchester City, Sterling mund të buzëqeshë, negative nga Covid-19

Raheem Sterling mund të marrë frymë lirisht. Pas pjesëmarrjes në festën e ditëlindjes së Usain Bolt ku ky i fundit rezultoi i prekur nga coronavirusi, sulmuesi i Manchester City iu nënshtrua testit ku doli negative. Sigurisht Sterling do të kryejë sërish një test tjetër të tillë kur të kthehet në Britaninë e Madhe. ‘Raheem ndihet mirë dhe nuk ka shfaqur simptoma të coronavirusit-tha një burim për Sky Sport Neës.

Raheem Sterling ditën e premte ishte në Xhamajkë ku mori pjesë ne festën e organizuar për Bolt, event ku të pranishmit ishin pa maska dhe nuk respektuan distancimin social. Ndërkaq, trajneri i përfaqësueses angleze, Gareth Southgate e ka grumbulluar atë në skuadër për dy ndeshjet e Nations League të muajit shtator kundër Danimarkës dhe Islandës.

Sfidanti.al