Flavio Briatore u shtrua në spitalin San Raffaele të Milanos pasi u prek nga Covid 19. Sipërmarrësi italian mbërriti në strukturën mjekësore ditën e hënë dhe ndonëse situata paraqitet serioze, stafi i tij qartëson se gjendja është stabël dhe e mirë. Ndërkaq në lokalin e tij në Porto Cervo, Billionaire, mbi 50 persona kanë rezultuar pozitivë me coronavirus
Briatore, 70 vjec, mbërriti në spital me simptomat e polmonitit dhe iu nënshtrua një kontroll tac dhe një testi me tampon duke rezultuar pozitiv me coronavirus. Një ditë më parë, të dielën Briatore pati një temperaturë te lehtë dhe dërgua te spitali San Raffaele për një kontroll për t’u shtruar më pas e për t’iu nënshtruar edhe një kontrolli të përgjithshëm dhe tani mbetet nën vëzhgimin e mjekëve
Në muajin mars vetë Briatore deklaroi se e kishte marrë virusin në muajin dhjetor. ‘Isha me Covid në dhjetor-kishte pohuar biznesmenu-isha keq për 10 dite, kisha dhimbje në mushkëri, mezi merrja frymë. Fola me mjekun tim Zangrillo, e takova në Milano dhe bëra kontrollet dhe kuptuam se ndoshta kishim të bënim me Covidin. Ishte e vështirë, kisha temperaturë mbi 39 gradë që me takipirinë zbriste vetëm disa vija dhe ndihesha shumë i lodhur. Por isha me fat, sepse në shtëpinë time askush nuk e mori virusin’.
Sfidanti.al