Polemikat me Eric Abidal dhe momenti negative skuadrës bënë që të shtohen zërat për një largim të mundshëm dhe të bujshëm te Messit nga Barcelona. Një prej skuadrave që shihej si favorite për të siguruar shërbimin e kapitenit të skuadrë katalanase ishte pikërisht Manchester City I Pep Guardiolës, por 49 vjecar nuk beson në këtë mundësi
‘Nuk ka asnjë mundësi për të blerë Messin-shpjegon Pep Guardiola-është një futbollist I Barcelonës dhe dëshiroj që ai të qëndrojë aty. Mendoj se do ta mbyllë atje karrierën e tij’
E vërteta është se sa herë që zërar e merkatos flasin për një largim të Messit nga Barcelona, automatikisht emri I tij lidhet me atë të Guardiolës me të cilin fitoi 2 Champions e 3 kampionate në Spanjë kur Guardiola ishte te Barcelona.
Në fakt një tentativë për të blerë Messin, Manchester City e bëri vite më parë, por në fund argjentinasi hoqi dorë nga paga e majme që iu ofrua dhe vijoi karrierën e tij te Barcelona. Pavarësisht përgënjeshtrimeve të radhës, në këtë cështje gjithcka është në dorë të Barcelonës që ka disa muaj në dispozion për të larguar këto pakënaqësi të kampionit të saj, ndoshta duke blerë mikun e tij Neymar në muajt e verës
Sfidanti.al