Mançester Siti vijon me rekordet, skuadra më e shtrenjtë në histori

Manchester City shënon një tjetër rekord, këtë radhë jashtë fushave të gjelbra të futbollit. Është aspekti financiar ai në të cilin po dominon skuadra e Guardiolës. Sipas një studimi të Observatorit të futbollit CIES, Mançester Siti është skuadra më e kushtueshme në historinë e futbollit. Në këtë studim, CIES është bazuar te shpenzimet e kryera në merkaton  e futbollistëve në total nga klubet e 5 ligave më të rëndësishme në Evropë.

Skuadra e Guardiolës qëndron në krye të klasifikimit me 878 milionë Euro të shpenzuara për blerje futbollistësh. Shumë pranë Citizens qëndron Paris Sën Zhermen me 805 milionë Euro të shpenzuara ndërkohë që podiumin e plotësn një tjetër skuadër angleze, Mançester Junajtid i Zhoze Murinjo me 747 milionë Euro duke lënë pas Barcelonën me 725 milionë.

CIES publikoi rezultatet edhe të një tjetër studimi që ka të bëjë me shpenzimet mesatare të shpenzuara nga skuadrat e kampionateve më të rëndësishme të Kontinentit të Vjetër. edhe në këtë pikë, premier League është e paarritshme me një 291 milionë Euro të shpenzuara mesatarisht nga çdo klub. në vendin e dytë është La Liga me 131 milionë, ndërsa e treta është Serie A me 124 milionë Euro të shpenzuara për ekip.

sfidanti.al