Racizmi është në qendër të diskutimeve në futbollin anglez. Bernardo Silva është akuzuar nga Federata Angleze e Futbollit për sjellje jo korrekte dhe kjo për shkak të një postimi në Tëitter ku ishte një foto e shokut të tij të skuadrës te Mancester Siti, Benxhamin Mendi përkrah logos se një kompanie të njohur spanjolle cokollatash të shoqëruar me diciturën: Gjejeni kush është, dhe emotikonin e fytyrës që qesh.
Synimet e Bernardo Silvës nuk kishin të bëjë aspak me racizmin dhe me të kuptuar për gabimin, ai e fshiu këtë postim. Por Shoqata anti-raciste, Kick-Out e pa postimin dhe sinjalizoi Federatën Angleze dhe tani futbollisti akuzohet thë thyerje të fortë të rregullave të FA dhe do të duhet të japë përgjigje për këtë brenda 9 tetorit.
Ndërkaq, vetë Bernardo Silva I tronditur nga cfarë po ndodh, iu drejtua sërish rrjetit social Tëitter për të shprehur mendimin e tij. ‘Këto ditë nuk mund të bëjmë as edhe një shaka… Ju djem’-shkruhej në postimin e futbollistit portugez të Mancester Sitit.
Sfidanti.al