Lotito akuzohet për racizëm, klubi I Lazios I del në mbrojtje

Klaudio Lotito  së fundmi është vënë në qendër të polemikave për deklaratën e bërë prej tij në Këshillin Federal. Presidenti I klubit roman kur foli për racizmin deklaroi:

‘Jo gjithnjë pasthirrmat ‘buu’ janë akt racizmi. Kujtoj që kur ishim të vegjël Iu drejtoheshim me ‘buu’ edhe persponave që kishin lëkurë normale, të bardhe dhe jo me ngjyrë për ta dekurajuar në momentin e shënimit të një goli, ose përpara një portieri’. Por një gazetar  vuri në dukje Lotitos se edhe të kesh një lëkurë me ngjyrë është normale me presidentin e Lazios që iu përgjigj: ‘Ne I kemi të gjithë lojtarët me ngjyrë nuk mendoj se Lazio bën dallime për ngjyrën e lëkurës’.

Ndërkaq, Lazio me një komunikatë të zëdhënësit Diaconale doli në mbrojtje të Klaudio Lotitos. ‘Një term I papërshtatshëm bëri që të shpërtheje një instrumentalizim dhe shpërndau një mesazh që është në kontrast të plotë me të gjitha nismat e ndërmara prej kohësh dhe që janë vënë në zbatim nga klubi në mbrojtje të vlerave etike dhe morale tek të cilat është frymëzuar gjithnjë presidenti Klaudio Lotito dhe qe gjithnjë e  vënë atë në linjë të parë në luftën kundër cdo forme diskriminimi’.

Sfidanti.al