Klaudio Markizio tërhiqet; njoftimi zyrtar, në Juventus Stadium

Klaudio Markizio do të kthehet në Torino, por këtë radhë jo për të luajtur sërish me fanelën e Juventusit, por për të bërë një njoftim të rëndësishëm. Mesfushori italian ka vendosur që në moshën 33 vjecare t’I japë fund karrierës së tij si futbollist. Gjithcka pritet të ndodhë ditën e enjtë në sallën Gianni e Umberto Agnelli të Juventus Stadium ku zhvillohen eventet e rëndësishme të Zonjës së Vjetër.

Ai I Markizios shihet si një vendim I papritur dhe I marrë për shkak të mungesës së motivimit duke shtyrë futbollistin që të refuzojë edhe disa oferta nga Italia dhe jashtë saj. Por peshën më të madhe në këtë vendim të Markizios për të lënë futbollin e kanë problemet fizike që nuk e kanë braktisur atë pothuajse asnjëherë në sezonet e fundit

Markizion e kërkuan ekipe në Brazil, Kinë e deri te Glasgou Rejnxhërs, por në fund ai vendosi që të varë këpucët në gozhdë. Tani ajo që duhet të bëjë Markizio është që të rishkruajë të ardhmen. Mesfushori është në krye të një firme marketingu që merret me të drejta e imazhit të futbollistëve profesionisë dhe kjo dukert se është fusha ku ai do të japë kontributin e tij. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ai të marrë një rol drejtuesi pikërisht te klubi I tij I zemrës, Juventusi.

Sfidanti.al