Mallkimi i Arsenalit vazhdon: as finalja e katërt evropiane nuk i solli trofe!

Mallkimi evropian i Arsenalit vazhdon ende, pasi ky klub i madh anglez u mund edhe një herë tjetër në finale të një konkurrimi evropian, kësaj radhe në Ligën e Evropës, nga Çelsi që fitoi 4-1.

Për “topçinjtë” anglezë kjo ishte humbja e katërt në finale të një konkurrimi evropian. Mallkimi ka nisur më 1995, kur Saragoza e mundi 2-1 Arsenalin në finalen e Kupës së atëhershme të Kupave dhe më pas vazhdoi më 2000, kur Gallatasaraj turk triumfoi në finalen e Kupës UEFA. Gjashtë vite më vonë, Arsenali “u dogj” në finalen historike të Ligës së Kampioneve, kur, megjithëse ishte në avantazh 1-0, nuk arriti ta mposhtë Barcelonën që fitoi 2-1.

Por, sa më sipër nuk është gjithçka. Arsenali në historinë e tij ka humbur edhe në dy finale të tjera: më 1980, në “Hejsel” të Brukselit humbi ndaj Valencias në Kupën e Kupave, ndërsa më 1994 në Superkupën e Evropës Arsenali humbi në duelin prej dy ndeshjesh ndaj Milanit me rezultatin e përgjithshëm 2-0.

Sfidanti.al