Maldini lëshon bombën: Unë e Boban, ikim nëse Eliot do që të fitojë pas 15 vitesh

Milan po përjeton një periudhë delikate në këtë sezon. Loja dhe klasifikimi I skuadrës nuk po I kënaq aspak kuqezinjte dhe kjo situatë është pranuar edhe nga Paolo Maldini që kërkon të qetësojë tifozët kuqezi

‘Kjo periudhë është delikate, por është pjesë e procesit të rritjes sepse ndryshimi I pronësisë së klubit 3 herë në pak vite e kanë dëmtuar skuadrën-tha Maldini-prania ime dhe e Boban këtu është garanci për t’u rikthyer kompetitivë sa më shpejt, por nese Eliot  dëshiron ta bëjë këtë pas 15 viteve, ne nuk do të jemi në Departamentin Sportiv’

Maldini foli edhe për ndërrimin e trajnerit të skuadrës, me Stefano Piolin që mori vendin e Xhampaolos.

‘Nuk e prisnim që të bënim ndryshime në pankinë-vijoi Maldini-por ishte një vendim që ne si klub duhej ta merrnim-një zgjedhje që është më mirë ta bësh në fillim te sezonit se në gjysmën e tij. Është një moment delikat, morëm në dorëzim një skuadër me një bilanc shumë negativ dhe  nuk bëmë lëvizje në merkato pasi u përjashtuam nga evenimentet evropiane për shkak të administrimit të mëparshëm. Rrugëtimi është shumë I vështirë’

Sfidanti.al