Leister, i kuqi i parë me VAR dhe fitorja më e thellë jashtë në Premier

Në drejtim nuk është Klaudio Ranieri, pasi italiani u largua shpejt pas fitores së titullit. Stolin e mbaj një trajner ambicioz, ish-teknik i Liverpulit dhe Sëlltikut, Brandon Roxhers, që po tregon se mund të bëjë gjëra të mëdha, siç ishte fitorja më e thellë jashtë fushe në historinë e Premier Ligës, që nga viti 1992 deri më sot. Nuk janë pak 9 gola të shënuar ndaj 0 të pësuar në fushën e Sauthemptonit, edhe pse ky i fundit është në pjesën e poshtme të tabelës.

Ndeshja në stadiumin “Sent Meri” pati edhe një rast tjetër historik, të parin lojtar të përjashtuar në Premier Ligë me ndihmën e VAR-it. Rajan Bertrand u nxorr nga loja që në minutën e 12-të, duke ndikuar jo pak, edhe pse shifrat 9-0 nuk mund të kenë justifikim për vendasit. Xhemi Vardi shënoi 3 gola, ashtu si edhe Ajoze Perez, ndërsa nga një herë realizuan Ben Çiluell, Juri Tilemans dhe Xhejms Medison. Me këtë sukses, Leisteri u ngjit në vend të dytë në tabelë, me 20 pikë, ndaj 19 të Mançester Sitit që ka një ndeshje më pak. “Dhelprat” kanë 25 gola të shënuar, ekipi i dytë më shumë shënues në Premier për momentin, pas Sitit që ka 29.

Sfidanti.al