Mark Andre Ter Shtegen mund ta kishte mbyllur aventurën me Barcelonën që pas sezonit të tij të dytë te kjo skuadër. është vetë portieri gjerman që e pranoi këtë gjatë një interviste për gjermanen ’11Freunde’ ku foli për situatën e tij te klubi katalanas dhe te përfaqësuesja gjermane
‘Pas sezonit tim të parë te Barcelona i bëra të ditur klubit në mënyrë shumë të qartë se nuk isha i kënaqur me situatën time-rrëfen Ter shtegen-ndërsa pas sezonit të dytë u thashë se gjërat nuk mund të vazhdonin kështu dhe se mendoja largimin në një klub tjetër’
Në javët e fundit Ter Shtegen së bashku me manuel Nojer kanë qenë protagonistë të polemikave të shumta që rrethuan përfaqësuesen gjermane për shkak të vendit në formacaionin bazë.\
‘Me nojer kam një raport të mirë dhe profesional-vijoi Ter shtegen-jemi sportistë, unë dhe ai dhe të gjithë futbollistët e tjerë luftojmë për të realizuar objektivat tona. Paraqitja sa më e mirë në Evropian qëndron mbi gjithcka. ana personale nuk ka të bëjë aspak me situatën sportive dhe atë të zyrave. Të gjithë do të bëjmë mirë mos t’i përziejmë gjërat’.
sfidanti.al