Harry Maguire po e gjen më në fund veten pas një periudhe shumë të ndërlikuar, me gafat në vitet e fundit që për hir të së vërtetës kanë qenë të shumta. Një titullar i palëkundur me kombëtaren angleze, mbrojtësi ishte një nga protagonistët e mëdhenj në fitoren e djeshme të Manchester United ndaj Copenhagen. Ish-lojtari i Sheffield United, Hull City, Wigan dhe Leicester shënoi golin e fitores në minutën e 72-të, duke i dhënë 3 pikët e para në grup “Djajve të kuq”
“Eriksen më dha një top të jashtëzakonshëm dhe e dija që, nga kaq afër, duhej të godisja. Është një ndjenjë e pabesueshme”, rrëfeu Maguire, i cili nuk kishte shënuar që nga 20 shkurti 2022, kundër Leeds.
“Më është dhënë një mundësi dhe dua të ndihmoj që skuadra të kthehet në vendin e duhur. Për mua ky është vetëm fillimi, mezi pres ndeshjen e radhës. Jam shumë i lumtur dhe krenar”, theksoi lojtari.
sfidanti.al