“Njerëz të vërtetë, faleminderit”, Di Biagio me fjalë zemre për Dinamon

Trajneri Italian, Luigi di Biagio largohet pa asnjë qejfmbetje nga Shqipëria. Ish-mesfushori italian duket i bindur se ka dhënë gjithçka te Dinamo dhe tani ndoshta mund të shikojë nga e ardhmja për një rrugë të re. Ai u largua nga Dinamo City, para pak ditësh. Lajmin e dha vetë italiani pas humbjes me Teutën teksa dje e zyrtarizoi edhe klubi blu. Pak më parë Di Biagio ka postuar në rrjetet sociale një foto. Duket si një drekë lamtumire teksa ndodhet së bashku me pjesën e stafit të klubit, të cilët gjithashtu janë larguar nga Dinamo. “Dhe pastaj jeni ju. Faleminderit djema për atë që keni bërë për mua. Njerëz të vërtetë”, shkruan trajneri italian.

sfidanti.al