Kroacia mezi arriti që ta thyente rezistencën e Kosovës, madje, për këtë asaj iu dëshën dy ditë, duke fituar vetëm 1-0 në stadiumin e saj, “Maksimir” të Zagrebit, në kuadrin raundit të 7-të të grupit kualifikues I të Kupës së Botës Rusi-2018. Ndeshja u shty, për shkak të shiut dhe gjendjes së keqe të fushës, kështu që nga FIFA erdhi vendimi se ndeshja nuk do të luhej të dielën, por të hënën, kurse më vonë, atje ndërruan mendim dhe ndeshja e luajt të dielën!
“Fillimisht, erdhi informacioni se ndeshja nuk do të luhej të dielën, kështu që ishte normale që të shkosh të flesh pak më vonë sesa, zakonisht, në rast ndeshjeje dhe që, në mëngjes, të mos ngrihesh si ushtarët në repart. Por, vendimi që mori FIFA që ndeshja, sidoqoftë, të zhvillohej të nesërmën e ndeshjes së parë, tregoi se ajo as që do t’ia dijë për futbollistët, se për të rëndësi ka vetëm që ndeshja të zhvillohet. Nuk di se çfarë të them, një cirk i vërtetë!”, thotë mesfushori kroar Luka Modriç.
Sfidanti.al