Myzafer Ejupi ndodhet në një formë të shkëqlyer me Osiekun kroat, por, sidoqoftë, ai nuk u thirr nga trajneri Igor Angelovski që të luajë me seleksionin A të Maqedonisë, duke shkaktuar revoltim të këtij sulmuesi. Në faqen e tij në Fejsbuk, Ejupi shkroi se kurrë më nuk do të luajë me Maqedonisë, aq kohë sa trajner i saj të jetë Igor angelovski.
“Unë Myzafer Ejupi, ndjej përgjegjësinë që të informoj opinionion publik për vendimin lidhur me të ardhmen time në përfaqësuesen e Maqedonisë mbas publikimit të listës së lojtarëve që do të luajnë në dy ndeshjet e ardhshme. Unë e respektoj çdo vendim të trajnerit Anglelovski, duke pasur parasysh epërsinë që kanë ata lojtarë që luajnë jashtë Maqedonisë e që shënojnë, rregullisht, gola, dhe që luajnë rol të rëndësishëm në klubet e tyre. Kam heshtur, kur kam shënuar rregullisht gola për Maqedonisë, duke synuar që të justifikoj kriterin se duhet të luani në një kampionat të fortë që të bëni pjesë në përfaqësuese.
Fati më çoi mua në Kroaci, ku unë po shënoj vazhdimisht gola, fillimisht, me ekipin Sllaven Belupe, kurse tani edhe me Osiekun, me të cilin unë luaj në ndeshjet kualifikuese të Ligës së Evropës. Prita me padurim të madh që të vinte edhe radha ime, që trajneri Angelovski të më ftonte edhe mua në përfaqësuesen e Maqedonisë dhe që të më jepte shans të luaja me Lihtenshtainin, por fitova vetëm 11 minuta në ndeshjen miqësore me Bjellorusinë. Në fakt, atëkohë, më bëri përshtypje se përse më lanë të luaja aq pak, por u tregova i duruar dhe prita publikimin e listës ë fundit të trajnerit, por unë nuk isha atje dhe e kam të vështirë ta kuptoj se përse. Sepse unë po luaj me sukses në Kroaci, me Osiekun, duke shënuar madje edhe gola. Nuk kam asgjë me lojtarët që janë thirrur në përfaqësuesen e Maqedonisë, por nuk e kuptoj injorimin që po më bëhet mua, vazhdimisht. Kështu që unë kam vendosur që të mos luaj më me Maqedoninë, edhe sikur të më ftojnë në mënyrë suplementare, sa kohë që trajner i saj të jetë Igor Angelovski”, shkruan Ejupi në profilin e tij në fejsbuk.