Përfaqësuesja e Francës konsiderohej si favorite absolute në ndeshjen me Luksemburgun në Tuluzë, por futbollistët miq u mbajtën në mënyrë burrërore e dinjitoze dhe u bënë ballë të gjithë sulmeve të francezëve, duke arritur që të marrin një pikë nga kjo ndeshje që përfundoi 0-0. “Trekolorët” realizuan më shumë 30 goditje në drejtim të portës së Luksemburgut, por, megjithatë, kjo ishte e pamjaftueshme për ta thyer Luksemburgun e vogël që arriti të marrë pikën e 5-të në grupin e vet kualifikues të Kupës së Botës Rusi-2018.
Heroizmin e kundërshtarit, me një stil të veçantë, e përshëndeti sulmuesi i ekipit francez, Antoan Grizman, që e vlerësoi dhe e komplimentoi ekipin luksemburgas, duke vënë në dukje se ata patën përballë jo 11 lojtarë, por 11 “luftëtarë” që u ngjanin atyre të ekipit të tij, Atletikos së Madridit. “Dy ndeshje brenda tri ditësh. Të them të drejtën, unë vetë e kisha të vështirë, sidomos, pasi unë isha pezulluar për ndeshjen e fundit me klubin tim. Ne patëm përballë, me të vërtetë, 11 luftëtarë që më kujtuan mua klubin tim të Atletikos së Madridit”, vuri në dukje Grizmani.