Lorente e sfidon VAR-in : Topi e preku dorën time!

Fernando Lorente ishte njeriu kyç i Totenhemit në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampioneve (LK), pasi ai me golin e tij “të dyshimtë” i çoi “sparsat” në gjysmëfinale të LK-së. Goli i tretë që ai shënoi për Totenhemin, kur rezultati ishte 4-2 në favor të Mançester Sitit, doli se ishte vendimtar, ndërkohë që ai ngjalli edhe shumë debate, nëse sulmuesi spanjoll e shënoi atë me dorë apo me ije.
Edhe vetë gjyqtari turk me përvojë të madhe, Çunejt Çakir, e pa gjatë në monitor rastin e golit dhe në fund vendosi që ta konsideroi golin të rregullt, ndërsa më vonë doli se ky gol ishte mjaft vendimtar për këtë ndeshje.
“E pranoj se e ndjeva se topi preku dorën time, por unë nuk kisha aspak ndërmjend që të luaja me të, kështu që goli ishte i rregullt, le që ju asnjëherë nuk mund të jeni të sigurtë në situata të tilla”, deklaroi vetë Lorente.
Sfidanti.al