Liverpuli e fut ekipin e femrave në “Anfild”, beson se do fitojë nga biletat

Suksesi i Europianit të vajzave në Angli ka bërë që klubi në Mersejsajd të mendohet sërish. Skuadra e femrave e Liverpulit nuk ka pasur raste për të luajtur në “Anfild”, por duket se këtë herë do të ndodhë. Mediat ishullore raportojnë se vajzat e kuqe do ta luajnë pikërisht në stadiumin legjendar derbin ndaj Evertonit, diçka që ndodh për herë të dytë në histori. Herën e parë, në “Anfild” erdhën me biletë 23 000 spektatorë, aspak keq, por këtë herë shpresohet të mbushet ndoshta plot. Kapaciteti është mbi 54 000 vende, ndërsa klubi beson se interesimi për futbollin e femrave është rritur siç po e tregon Europiani.

Sfidanti.al