Edhe Lajpcigu e mund Bajernin, i merr lojtarin e kombëtares së Gjermanisë

Me gjasë është punë bilancesh financiare dhe preferencash të trajnerëve. Bajerni e kishte një interes për mbrojtësin e majtë të Gjermanisë, David Raum, por besohet se nuk ia doli për ta marrë sepse Lajpcigu qenka treguar më i shpejtë. Klubi tjetër i Bundesligës është në prag të zyrtarizimit të 24-vjeçarit që ka 9 ndeshje me “national manshaftin”, dhe që ka një vlerë potenciale kartoni prej 20 milionë eurosh. Nuk do të ishte biznes i keq, por sipas mediave bavareze, drejtuesit e Bajernit kishin dyshime nëse ai do të ishte lojtari i duhur për Bajernin, ndërsa kanë si titullar në atë krah Alfonso Dejvisin, dhe si mbështetje të tij, të riun Paul Vaner.

Sfidanti.al