Kunde i bashkohet klauzolave 1 miliardë euroshe, pritet edhe Bernardo Silva

Nëse do të marrin edhe yllin portugez të Mançester Sitit, e pastaj do të synojnë edhe një mbrojtës tjetër, ndoshta Azpilikueta apo Markos Alonso, atëherë katalanasit do të krijonin një skuadër futbolli hollivudiane, duke krijuar kontrastin më të madh në historinë e këtij sporti. Barcelona llogaritej e falimentuar për 1 apo 2 vjet, ndërsa tani është mbretëreshë e blerjeve me Levandovskin, Kundenë, Rafinjën, Kesien apo Kristensenin, ndërsa priten Bernardo Silva dhe një mbrojtës tjetër. Për francezin Kunde të ardhur nga Sevilja u vendos klauzola 1 miliardë euro për transferimin, një tjetër “zbukurim” në “murin” e “Kamp Nout”, pasi në të vërtetë këto klauzola nuk zbatohen kurrë.

Sfidanti.al