Liverpooli zgjedh lojtarin më të mirë të sezonit

Mohamed Salah është fituesi i çmimit të lojtarit më të mirë të sezonit te gjiganti anglez, Liverpool. “Mbreti Egjiptian” e fitoi çmimin në fjalë për sezonin 2023-2024 në një sondazh në Liverpoolfc.com duke përfunduar përpara Virgil van Dijk dhe Alexis Mac Allister, të cilët u radhitën respektivisht i dyti dhe i treti – për të fituar çmimin për herë të katërt në shtatë vitet e tij në “Anfield”. Salah ishte golashënuesi më i mirë i Liverpoolit këtë sezon me 25 gola në të gjitha garat dhe numri i tij prej 13 asistimeve ishte më i shumti në skuadër së bashku me Darwin Nunez. Në total, Salah kishte 38 përfshirje në gola nga 44 paraqitjet e tij për të ndihmuar skuadrën e tij të fitonte Carabao Cup dhe të siguronte kualifikimin në Ligën e Kampionëve nëpërmjet një përfundimi në vendin e tretë në Premier Ligë.

sfidanti.al