Yjet që do të mungojnë në Euro 2024

Euro 2024 po afron dhe lista e yjeve që do të mungojnë në kompeticionin më të rëndësishëm kontinental po rritet. Dëmtim në gju për Milik dhe për pasojë sulmuesi polak do të mungojë në Kampionatin Evropian. Southgate tek Anglia ka lënë në shtëpi për zgjedhje teknike Maddison dhe Grealish. Italia, pas Acerbit, humbet edhe një tjetër mbrojtës, Scalvinin. Për Kampionatin Evropian, Turqia humbet një lojtar tek i cili u mbështet trajneri Vincenzo Montella për mbrojtjen. Ky është Caglar Soyuncu. Te Belgjika do të mungojë portieri Thibaut Courtois, ndërsa Holanda duhet të bëjë pa ndihmën e Marten de Roon.

sfidanti.al