Liverpool, zbulohen pagat e futbollistëve, Salah më i paguari

Mohamed Salah është futbollisti më i paguar te Liverpooli. Ai që e zbulon këtë është tabloidi britanik ‘The Sun’ teksa nxori në dritë pagat e të gjithë futbollistëve të The Reds. Sipas këtij tabloidi, sulmuesi egjiptian, kontrata e të cilit me kampionët e Anglisë skadon në 2023, ka një pagë prej 12 milionë Euro në sezon.

Në vendin e dytë është blerja e këtij sezoni i Liverpool, Thiago Alcantara me 11.5 milionë euro në sezon, dicka që habit disi me mesfushorin e përfaqësueses spanjollë që ka lënë pas emra të tillë si Firmino dhe Van Dijk, secili me 10.7 milionë Euro në sezon, ndërsa Mane është në vendin e 9 me 6 milionë euro në sezon, ndërsa Alisson në të 13 me një pagë prej 5.3 milionë Euro.

Futbollisti me pagën më të ulët te Liverpooli është 20 vjecari Curtis Jones që ka me The Reds një kontratë me pagë prej 403 mijë Eurosh në sezon.

sfidanti.al