Festimet e titullit te Premier Legue ishin te hidhura per Fabinhon. Teksa mesfushori po i gezohej trofeut ne fushen e lojes, nje grup grabitesish hyne ne shtepine e tij dhe e vodhen. Policia e Merseyside konfirmoi se keqberesit vodhen bizhuteri dhe nje makine Audi RS6. Makina me pas u gjet 20 km larg, ne Wigan.
Fabinho e zbuluan grabitjen ne shtepi, kur u kthyen ne oret e para te mengjesit te se enjtes. Policia po merr filmimet e sistemit te sigurise dhe kane ekzaminuar banesen dhe makinen e futbollistit 26 vjecar brazilian.
Sfidanti.al