Llogaritë ishin bërë që sulmuesi argjentinas të mund të luante ndonjë rol në Ligën e Kampionëve, por vetëm në fazën me grumbullim në Portugali, nga çerekfinalet e prapa, gjithnjë nëse Mançester Siti do të ishte aty. Gjithsesi, lajmet nga klubi ish-kampion i Anglisë janë edhe më të mira se kaq. Tifozët duhet të jenë kënaqur shumë kur Pep Guardiola, duke komentuar për ndeshjen e javës së fundit të Premier Ligës, preku edhe çështjen e Agueros.
“Ai do të jetë gati për të luajtur në Champions ndaj Realit, – thotë trajneri katalanas, – të gjithë lojtarët tanë do të jenë gati me përjashtim të Benzhamin Mendisë, që do të jetë i pezulluar”. Një lajm i madh për Sitin, i cili është në pozita të mira ndaj spanjollëve, pasi ka fituar 2-1 ndeshjen e parë të turit të dytë në “Santiago Bernabeu”, ndërsa Aguero është sulmuesi kryesor i skuadrës, por prej kohësh mbetet i dëmtuar.
Sfidanti.al