Superliga nuk priti javën e fundit: Teuta në Europë, Bylis në Superligë, Vllaznia ndoshta!

Ishte java e parafundit, por u duk sikur ishte e fundit fare. Çdo verdikt i mundshëm u dha pas ndeshjeve të xhiros së 35-të të Superligës dhe, Tiranës që fitoi titullin, iu shtuan Teuta që siguroi matematikisht Europën, Bylisi që realizoi misionin e mbijetesës, dhe Vllaznia që zyrtarisht e ka të sigurt se do të luajë një finale për mbijetesën.

Kryeqytetasit e trajnerit Emanuel Egbo dolën u paraqitën në stadiumin e Laçit me rotacion të fortë, pasi kishin 6 ndryshime në formacion. Lojtarë që shumicën e herëve nuk janë titullarë ishin që nga minuta e parë, si Bakaj, Karabeci, Sidibe, Hasani, Muçi e Halili. Kjo pa dyshim ia bëri më të lehtë fitoren kurbinasve, që ndoshta mund t’ia kishi dalë edhe me një kundërshtar të plotë.

Nuabueze kaloi vendasit në epërsi me një penallti që u kundërshtua fort pas ndeshjes nga Egbo, dhe që madje u desh të gjuhej dy herë. Skuadra e trajnerit Armando Cungu shënoi edhe golin e dytë me anë të Xhixhës që në minutën e 26-të, por nuk mund të thuhet se ndeshja u mbyll. Tiranasit, edhe pse me formacion të panatyrshëm, ushtruan presion dhe krijuan shumë raste për gol. Egbo duhet të ketë mbetur i kënaqur, pasi një trajner nuk sheh vetëm rezultatin në sfida që nuk vlejnë për renditjen.

Nëse kampionët nuk shënuan më shumë se një gol, kjo ndodhi për arsye se pati lojtarë të rinj, si Beshiraj, që do të jenë të saktë më vonë. Laçi është realitet europian për sezonin e ardhshëm, plus që financat i ka më të forta falë parave të marra nga transferimi i Uzunit.

Vllaznia është zyrtarisht kandidate për të rënë nga Superliga, pas humbjes 0-3 me Partizanin në “Arenën Air Albania”. Solomon e Melo shënuan në pjesën e parë për vendasit, dhe Esat Mala pas pushimit. Bylisi, ndërkaq, siguroi Superligën pas fitores 2-0 kundër Luftëtarit, ndërsa Teuta preu biletën e fundit për në Europë, me suksesin 3-2 në Vlorë  ndaj Flamurtarit.

Java 35: Laçi-Tirana 3-1, Partizani-Vllaznia 3-0, Bylis-Luftëtari 2-0, Flamurtari-Teuta 2-3, Kukësi-Skënderbeu 0-0.

Renditja: Tirana 69, Kukesi 63, Laçi 61, Teuta 57, Skënderbeu 55, Partizani 53, Bylis 50, Vllaznia 45, Flamurtari  14, Luftëtari 14.

Sfidanti.al