Futbolli postCovid pa tifoze ne stadiume na ka mesuar te degjojme gjithcka ndodh ne fushen e lojes dhe ketu perfshihen edhe diskutimet mes trajnereve. Ne Serie A beri pershtypje polemika mes Mihajlovic e Gasperinit qe u mbyll me kartonin e kuq ndaj ketij te fundit. Ne Premier League ‘sherri’ ishte mes Frank Lampard dhe Jurgen Klopp.
Diten e festes se titullit te fituar pas 30 vitesh nga Liverpooli, skuadra e The Reds priti Chelsean e mbyllur 5-3, por qe ne pjesen e pare u pane tensionet per nje faull te Kovacic ndaj Mane, episod nga i cili lindi edhe goli i Alexander-Arnold.
‘Nuk eshte faull i…-perseriste Lampard, ndersa Klopp i perseriste qe te qetesohej, deri ne momentin sa gjakrat u ndezen me ish mesfushorin qe me pas iu hakerrua Klopp. ‘Nuk eshte faull i…Nuk po te them ty, pusho dhe vafsh ne te…’ iu drejtua Lampard Kloppit.
Por me pas gjerat u qetesuan dhe ne fund te ndeshjes dy trajneret i dhane duart njeri-tjetrit. Megjithate Lampard nuk duroi dhe ia hodhi nje shigjete kritike kolegut te tij gjerman: ‘Nuk kam probleme me Klopp, Liverpool e meritoi fitoren, por nuk duhen te behen teper arrogante’-tha Lampard.
Sfidanti.al