Lineker: “ Çudi… ‘Topi i artë’ Ronaldos, kur Mesi ka më shumë gola, asiste…?”

Përgjigje “dilemës së përjetshme” se kush është futbollisti më i mirë në botë, Lionel Mesi apo Kristiano Ronaldo, vendosi që t’i japë edhe ish-futbollisti legjendar anglez Gari Lineker, tani opinionist i specializuar. Ai konsideron se Mesi është më i mirë se Ronaldo dhe shpreh habinë sesi këtij futubollisti portugez i jepet “Topi i artë” për këtë vit, kur Mesi është më i mirë sesa ai në të gjitha kategoritë e mundshme me aspekt futbollistik. Linekeri, në profilin e tij në twitter, prezantoi një statistikë interesante që tregon se Mesi ka më shumë gola, më shumë asiste, ka krijuar më shumë raste goli, është shpallur më shumë “futbollisti më i mirë i ndeshjes….”. Krahas kësaj statistike, Linekeri ka shkruar: “Atëherë, si është e mundur që ‘Topi i artë’ iu dha Ronaldos?”.

Sidoqoftë, Linekeri mori menjëherë përgjigje për pyetjen e vet: “Ronaldo ka fituar më shumë trofe se Mesi”, por Linekeri nuk u dorëzua dhe  bëri pyetjen tjetër: “Ky është trofe për futbollistin më të mirë të vitit në botë, apo për futbollistin që bën pjesë në ekipin që ka fituar më shumë trofe?”. “Mua më pëlqen Ronaldo, por Mesi është më i mirë”, konkludon Gari Lineker (57 vjeç).