Kur gruaja të nxjerr jashtë: Nga milioner përfundon në rrugë!

Emanuel Ebue thotë se u fshihet njerëzve se u ka borxhe, se është i detyruar të flejë në dysheme në shtëpinë e një miku të tij, se i lanë rrobat e veta me duar…, sepse ka mbetur pa një kokërr leku, megjithëse kishte fituar miliona me grushte, kur luante me Arsenalin. Ky ish-mbrojtës 34-vjeçar i Arsenalit, në një intervistë në gazetën “Mirror”, pohon se ka menduar edhe për vetvrasje, kur binte në dëshpërim të madh.

Në kulmin e karrierës së tij, Ebue ka luajtur në finalen e Ligës së Kampioneve, më 2006, duke u bërë beniamin i tifozëve mbas golave dhe festimit që ai u bënte atyre. Por, që atëkohë, punët e tij morën tatëpjetën. Ebue u nda nga bashkëshortja e tij, Oreli, që i mori atij një pasuri të tërë, ndërsa të tre fëmijtë e tij i shmangen. “Nuk kam para që të angazhoj ndonjë avokat që të luftoj t’i marrë, të paktën, shtëpinë time në Enfild  ish-bashkëshortes sime. Pagova aq shumë para për ta blerë shtëpinë time dhe, tani, unë nuk mund të jetoj në të”, thotë Ebue që pranon se është treguar shumë naiv, duke ua dërguar paratë që fitonte, gruas dhe fëmjëve të tij. Vetëm në Turqi fitova tetë milionë euro, shtatë nga të cilat ia dërgova gruas”, thotë i mërzitur Emanuel Ebue.

Sfidanti.al