Zidane: Titullin e kampionit ia kushtoi një figure të veçantë

Zinedin Zidane nuk mund ta fshihte gëzimin e madh që ndjente, pasi ekipi i tij i Realit të Madridit arriti, me plot meritë, deri te titulli i kampionit të Primerës spanjolle, mbas 38 ndeshjeve të zhvilluara. Zizuja e gjeti recetën e duhur të suksesit, duke e bërë Realin ekipin më konstant gjatë këtij sezoni dhe fakti që ky titulli është i pari i Realit në La Ligën spanjolle, mbas një pauze prej pesë vitesh, tregon sesa punë të mirë ka bërë Zidane me lojtarët e tij. Në konferencën e tij të shtypit, Zidane potencoi se titulli i kampionatit kombëtar kryesor të Spanjës merr një rëndësi të veçantë, pasi ai tregon sesa konstant ka qenë Reali gjatë të gjithë sezonit.

“Po i gëzohem shumë këtij momenti, pasi kjo është dita më e lumtur për mua. Nuk mund të gjej fjalët që të përshkruaj gëzimin që ndjej. Titulli i fituar është shenjë konkrete se ne kemi qenë shumë të mirë dhe konstantë. Këtë titull unë ua kushtoi të gjithë madridasve dhe familjes sime, por, veçanërisht, vëllait tim. Ky titull është për një figurë të veçantë. Përkushtimi për të është special”, tha Zizuja.

Sfidanti.al