Bravo, Totin e përshëndesin edhe kundërshtarët!

Karrierat sportive aktive të një numri futbollistësh të shquar, Xhon Teri, Filip Lam, Cabi Alonso…, u mbyllën me përfundimin e këtij sezoni, ndërsa, në fund të kësaj jave, do të përfundojë edhe ajo e një prej legjendave aktuale të futbollit, Françesko Toti, që uikendin e ardhshëm do të luajë ndeshjen e fundit me Romën. Ky futbollist 40-vjeçar ndeshjen e fundit do ta luajë kundër Xhenovës, në raundin e ardhshëm, pra, mbas 25 vitesh loje aktive, ai do të largohet nga Roma, me të cilën ai ka luajtur gjatë të gjithë karrierës së tij sportive.

Që në futboll ekziston edhe respekti ndaj njëri-tjetrit, këtë e treguan edhe tifozët e Lacios që konsiderohen si “kundërshtarë për vdekje” të Romës dhe të Torit, por jo kësaj here, pasi ata treguan një respekt të madh ndaj ikonës së futbollit italian dhe lojtarit, ndoshta, më të mirë që ka luajtur në Romë. Në ndeshjen kundër Interit, u shpalos një parrullë e madhe, ku shkruhej: “Edhe kundërshtarët më të egër, ty, Françesko Toti, të përshëndesin”, duke habitur, kështu, jo vetëm opinionin publik futbollistik, por edhe vetë Totin.

Sfidanti.al