Partizani i Beogradit, në ndeshjen e fundit të këtij sezoni të kampionatit të Serbisë, mundi 5-0 “Mlladostin” dhe, para 27 000 tifozëve të vet, festoi titullin e kampionit të ri të këtij vendi, gjithsej, të 27-tin. Partizani, deri te ky titull, arriti mbas një serie prej 31 ndeshjesh pa humbje, duke arritur vetëm tre barazime. Ndërkohë, ai e ka mundur dy herë rivalin e tij kryesor të qytetit, Crvena Zvezda, kështu që trofeu që fituan “bardhezinjtë”, është mëse i merituar. Ky është titulli i 27-të i kampionit që fiton Partizani, duke u barazuar, kështu, me Crvena Zvezdën. Partizani, në këtë kampionat, arriti që të grumbulloi 58 pikë, tri pikë më shumë sesa Crvena.
Sfidanti.al