Zhinjak: Më parë, do të vdisja sesa do të vishja bluzën e PSZH-së!

Para mëse dy vitesh, Pjer Andre Zhinjak ishte objektiv i disa klubeve evropianë, por, sidoqoftë, ky sulmues i përfaqësueses franceze dhe lojtar i atëhershëm i Marsejës vendosi, duke përbërë një sensacion, që të shkonte të luante në ligën e parë të Meksikës. Zhinjaku ka dy vite që luan me ekipin meksikan Tigres dhe është bërë, pa asnjë dyshim, lojtari më i mirë në Meksikë dhe, në kushte të tilla, ai e gjen lehtë vendin në përfaqësuesen e Francës, të drejtuar nga Didie Deshamp. Para se të largohej për në Meksikë, Zhinjaku ka luajtur me Marsejën, Tuluzën dhe Lorienin në kampionatin francez dhe, duke qenë se në Francë, gjatë viteve të fundit, është bërë traditë që sulmuesit më të mirë francezë të luajnë me PSZH-në, ky sulmues, me deklaratën që bëri, e trazoi opinionin publik në Francë.

“Ekziston vetëm një klub që unë e urrej dhe ky është PSZH. Më parë, do të vdisja sesa do të vishja bluzën e këtij klubi. Kurrë, nuk do të nënshkruajë ndonjë kontratë me këtë klub, madje edhe sikur të më ofrojnë një pagesë dhjetë herë të madhe sesa unë marr tani. Juve nuk ua merr mendja sesi e kam festuar unë golin e gjashtë që Barcelona i bëri PSZH-së, desh luajta mendsh nga gëzimi! Gruaja ime mendoj se mua më luajti fiqiri. Vrapoja, bërtisja, vrapoja, kapja dhe hidhja sende të ndryshme që gjeja në dhomë”, vuri në dukje Zhinjaku në një intervistë në revistën “Jeta dhe stili”.

Sfidanti.al