Surprizon Bufon: Kur do ta le futbollin? Mund te luaj edhe 10 vjet te tjere

Ne Paris po shohim nje Xhanluixhi Bufon te ri. Portieri 40 vjecar i Paris Sen Zhermenit, duket se ka filluar te ndjeje serish me force dritherimat e emocioneve ne fushen e lojes dhe tani duket se nuk ka ndermend qe te lere futbollin, te pakten jo ne nje te ardhme te afert. Vete legjenda e futbollit italian ka folur per ‘L’Equipe’, pa i fshehur aspak keto emocione te futbollit te luajtur.

‘Ne vitet e fundit kam mesuar se vendosja e nje kufiri eshte nje gabim-tha Bufon-kur isha 32 vjec mendoja se do te terhiqesha ne moshen 35 vjecare, por pas disa rrethanave vijova te luaj.

Me pas thashe, kur te jem 38 vjec do le futbollin, por kur mbusha 38 vjec, thashe se do te lija sportin ne moshen 40 vjecare. Por ja ku jam’.

Bufon e zgjeroi edhe me tej temen terheqje  nga futbolli ne intervisten e tij per L’Equipe.

‘Mund te ndalem pas 3 muajsh, 1 viti apo pas 10 vitesh-vijoi Buffon-nuk dua te pyes e nuk dua ta di. Jam i sigurt se emocionet e kesaj jete nuk do te mi dhuroje, asgje tjeter. Duhet te pranojme se ne jete jane disa faza. E di qe ky moment do te vije nje dite, por nuk do te jete nje surprize’.

Sfidanti.al