Kaos total mbas fitores së Nurmagomedovit ndaj Makgregorit

Dagestanasi Habib Nurmagomedov arriti që ta mposhtë irlandezin Konor Makgregor në raundin e 4-t të ndeshjes së shumëpritur të UFC-së (Ultimate Fight Championship) në Las Vegas, ku pothuajse e gjithë salla ishte tifoze me luftëtarin irlandez. Fitoren Nurmagomedovi e arriti, duke e mbërthyer fort kundërshtarin e tij prej qafe, deri sa Makgregori që të mos mbetej pa frymë, u detyrua që të dorezohej.
Por, menjëhere, më pas, ndodhi një kaos total i paparë. Habibi kërceu nga oktagoni i ndeshjes me këmbët para drejt një pjesëtari të stafit të Konorit, ndërkohë që si brenda tetëkëndshit të ndeshjes, ashtu edhe jashtë tij, nisi një rrahje e përgjithsme, e paparë ndonjëherë më parë, grushte mes pjesëtarëvë të dy stafeve, kapje femra prej flokësh, fluturime stolash nga katër anët… skena më të vërtetë të pazakonta qoftë edhe për një ndeshje artesh marciale pa rregulla.

Menjëherë mbas ndeshjes u prononcua njeriu nr.1 i UFC-së, Dan Uajt: “Gjëra të këqia kanë ndodhur edhe në të kaluarën, por si sot kurrë më parë. Të kapërcesh oktagonin (kafazin tetëkndësh) dhe të sulmosh një pjesëtar të stafit të kampit kundërshtar, kjo deri më sot nuk kishte ndodhur. Nuk di se çfarë te them, mua nga skena të tilla për vjen për të vjellë, kjo është e tmerrshme. Tre nga pjesëtarët e stafit të Nurmagomedovit janë arrestuar dhe ata e kanë të hapur rrugën drejt burgut. Edhe e prisja që një gjë të tillë të ndodhte, prandaj edhe nuk ia dhashë brezin e kampionit Habibit në ring”, vuri në dukje Dan Uajti.
Sfidanti.al