Del Piero thotë se Higuain ka një plan tek Milani

Kanë qenë të dy tek Juventusi, ndërsa largimin e patën të ndryshëm. Alesandro Del Piero u largua duke i bërë të gjithë që të qajnë, ndërsa Gonzalo Higuainin padyshim “e hoqën qafe” me ardhjen e Kristiano Ronaldos. Del Piero mendon se kjo ka ndikuar ndjeshëm tek argjentinasi. “E shoh se me sa dëshirë po luan tek Milani, – shprehet ai, – atë e larguan nga Juventusi dhe besoj se është i zemërur. Tek Milani e deshën, ai po zgjidh problemet e ekipit, dhe kjo e bën të lumtur”.

Del Piero mendon se Juvja e bëri më të mirë sulmuesin, ndërsa ai shënoi 55 gola në 105 ndeshje, e bëri të luante më shumë për skuadrën, por tani ai është i zemëruar. Me Milanin, Higuain ka shënuar 6 gola e ka dhënë 1 asist në 7 ndeshje.

Sfidanti.al