Sherri në shtëpinë e PSG-së ndihmon Realin për Mbapenë!

Edhe në Suedinë e mirësisë, ekziston shprehja, “e keqja e dikujt, është e mira e tjetrit”. Edhe sherri i Kilian Mbapesë me trajnerin e tij, Tomas Tuhel, ishte për të keqen e Paris SG, dhe për të mirën e atyre që duan “divorcin” e kampionit të botës me kampionët e Francës. Mëtuesit për ta marrë sulmuesin 21-vjeçar janë drejtuesit e Realit të Madridit, dhe trajneri Zinedin Zidan, ndërsa pritet që operacioni me vlerë 250 milionë euro të vihet lëvizje. Sa më shumë kalojnë vitet aq më pranë vjen skadimi i kontratës së futbollistit, që nuk dëgjon për të rinovuar.

Natyrisht, konflikti me Tuhelin erdhi thjesht nga mendimi që Mbapeja kishte se duhet të luajë gjithnjë, e të mos zëvendësohet. Me të drejtë gazeta “Marka” e Madridit shkruante se “Zidani nuk është Tuheli”. Më e drejtë do të kishte qenë të shkruhej se “Reali nuk është PSG-ja”, dhe se Mbape do ta mbante gojën mbyllur në “Santiago Bernabeu”, ashtu si Dembele e mban mbyllur tek Barcelona, ndërsa tek Dortmundi “hidhte vickëla” duke braktisur edhe stërvitjen. Sulmuesi është në formë shumë të mirë këtë sezon, me 14 gola në 16 ndeshje në Ligën e Parë të Francës, por ndjen se klasi i tij i përket një niveli më të lartë, pikërisht La Ligës së Spanjës, dhe Realit.

Sfidanti.al