Mediumet anglezë bëjnë të ditur se PSZH-ja është gati që t’i ofrojë një kontratë dyvjeçare Arsen Vengerit që po konsideron që të largohet nga Arsenali apo të qëndrojë ende me këtë ekip të Premier Ligës angleze. Shumica e tifozëve të “topçinjve” kërkon që Vengeri të largohet nga Arsenali. Ky klub, në fakt, ka vite që nuk është më konkurrent për trofetë e mëdhenj, ndërkohë që, këtë vit, rrezikon që të mos përfundojë midis katër ekipeve më të mirë të Premier Ligës. Arsen Vengeri ka bërë të ditur se, së shpejti, ai do të bëjë të ditur, nëse do të largohet nga klubi apo do të qëndrojë. Ka shenja se ai do të mund ta zgjasë kontratën. Sidoqoftë, ky trajner francez ka disa oferta tërheqëse nga klube të tjerë të njohur.
Gazeta angleze “San” shkruante, dje, se PSZH-ja i ka ofruar atij një kontratë dyvjeçare. PSZH-ja, sikurse thuhet, ka në plan që t’i refuzojë shërbimet e trajnerit Unai Emeri që nuk arriti të kualifkohej për në çerekfinale të Ligës së Kampioneve, pasi ndeshjen e parë me Barcelonën e fitoi 4-0, por humbi në ndeshjen e kthimit 6-1. Në fakt, klubi parisien do të ishte ideal për Vengerin, sepse ai, kështu, do të kthehej në atdheun e vet dhe do të kishte në dispozicion një ekip të fortë, me qëllim që të tregojë se ai është ende një trajner suprem.
sfidanti.al