Luis Suarez do të mungojë në përballjen ndaj Brazilit, për shkak të kartonëve të verdhë që ka marrë.
Uruguai-Brazil është një nga ndeshjet më interesante në kualifikimet për Kupën e Botës për zonën e Amerikës Latine.
Skuadra vendëse këtë ndeshje do të jetë pa Luis Suarez, i cili do të mungojë për shkak të kartonëve të verdhë, por kjo nuk e shqetëson trajnerin Oscar Tabarez.
“Nuk jemi një skuadër që dorëzohemi, por i kalojmë vështirësitë. Kjo për ne është shumë e rëndësishme. Sigurisht është vetëm një ndeshje futbolli, por ne jemi të fortë në aspektin psikologjik”, tha Tabarez.
Uruguai ndodhet në vendin e dytë në grupin amerikano-latin të kualifikueseve të Botërorit 2018, me 23 pikë pas 12 ndeshjesh, ndërkohë që vendin e parë e mban Brazili me 27 pikë. /