Argjentina dhe Mesi, të qetë përpara sfidës vendimtare me Kilin!

Kush do të mendonte ndonjëherë se Argjentina do të rrezikonte të shkonte në Botëror? Aq më tepër kur në radhët e saj është Lionel Mesi, si dhe një numër lojtarësh të mëdhenj si Aguero, Di Maria, Laveci apo Maskerano! Gjithsesi, rreziku ekziston edhe në një grup që zakonisht është quajtur i lehtë, si ai i Amerikës së Jugut.

“Gauçosit” do të ndeshen me Kilin në Buenos Aires, ndërsa ndodhet në vendin e pestë, pozicion që nuk të kualifikonm, por që të jep mundësi të luash një plej of relativisht të lehtë për të shkuar në Botëror. Gjithsesi, në vendin e gjashtë është Kolumbia me 18 pikë, vetëm 1 më pak se argjentinasit.

Mesi dhe yjet e tjerë bardhekaltër, gjithsesi, duken të qetë ndërsa përgatiten për sfidën e rëndësishme në stadiumin “Amerigo Vespuçi Liberti”. Kili ndodhet një vend mbi Argjentinën, me 20 pikë, dhe suksesi i vendasve do t’i ngjiste në vendin e tretë, por një barazim apo një humbje, mund t’i zbriste të gjashtët, pra jashtë zonës që të jep mundësi të jesh në Rusi në 2018.

Sfidanti.al