PSG punon për të ‘blinduar’ Mbapenë dhe për t’u mbrojtur nga Reali

Kilian Mbape prej kohësh është bërë objektivi kryesor I merkatos së Realit të Madridit dhe kjo ka vënë Paris Sën Zhermenin në alarm. Tashmë drejtuesit e punës kanë nisur punën për gjetjen e një mënyre për t’iu kundërpërgjigjur ofensivës së ‘Los Blancos’ dhe për të mbajtur Mbapenë në kryeqytetin francez,

Sipas të përditshmes ‘Le Parisien’, drejtuesit e klubit parizien do t’I bëjnë Mbapesë një ofertë të parefuzueshme në ditët e ardhshme për ta bindur atë që të refuzojë ofertën e Realit të Madridit në momentin që ajo do të vijë në zyrat e kampionëve të Francës.

Paris Sën Zhermeni e ka pasur prioritet rinovimin me Mbapenë që në fillim të sezonit. E megjithatë në Francë flasin se parizienër nuk e kanë sigurinë për arritjen e një marrëveshjeje duke parë edhe raportet jo shumë të mira të futbollistit me Tuhelin, ndërkohë që janë shtuar edhe dyshimet për projektin e klubit për shkak edhe të eliminimeve në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve në edicionet e fundit.

Gjithnjë sipas ‘Le Parisien’ oferta për rinovimin e kontratës së Paris Sën Zhermenin për Mbape do të jetë ‘ e masës XXL’ që do të thotë se kontrata e re e sulmuesit do të shoqërohet me një pagë që do të jetë në të njëjtin nivel sa ajo e brazilianit Nejmar

Sfidanti.al